Aktualitet

Shpërthim me tritol në Shkodër, 2 persona me kapuç e vunë lëndën plasëse në derën e biznesit (Detaje)

Sipas informacioneve paraprake, tritoli është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave “Lufa”, në pjesën e grilës së derës kryesore

E.K

Shpërthim me tritol në Shkodër, 2 persona me kapuç e

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave ‘Lufa’, i cili është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësve.

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë 2 dkanë lëvizur me motor. Pasi kanë vendosur tritolin janë larguar me shpejtësi. Të dy autorët kanë qenë me kapuç në kokë., çka e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para policisë pas vendosjes së tritolit pranë ambienteve të kompanisë së tij. Ai ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë konflikte, kërcënime apo shqetësime që mund të lidhen me ngjarjen.

“Nuk kam asnjë ide se kush mund ta ketë vendosur sasinë e eksplozivit. Nuk kam patur probleme me askënd dhe asnjë lloj kërcënimi. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen e këtij sulmi. Gjatë ditës kam qenë në banesë për shkak të një viroze”, është shprehur Mehmeti.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB