
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për më 31 tetor seancën paraprake ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 bashkëpandehurve për koncensionin e “Sterilizimi”. Seanca e sotme dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve. Ndaj edhe është vendosur shtyrja e seancës.
Në seancën e shkuar, Beqaj kërkoi shpjegime mbi akuzën për shpërdorim të detyrës dhe bashkëpunimin me të tjerët në këtë çështje, por prokurorët kanë argumentuar se ai ka dëmtuar interesat e shtetit. Kërkesa e tij për të paraqitur mbrojtjen online por u refuzua, duke u detyruar që si të gjithë të akuzuarit e tjerë, të paraqesë qëndrimin e tij në formë të lexuar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte, ndaj ish-ministri Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre./ZËRI