Aktualitet

SPAK në aksion! Operacion anti-drogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, "priten" 15 masa sigurie

Aksioni po zhvillohet në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës, pasi raportohet se janë "prerë" 11 masa sigurie.

k.m.
SPAK në aksion! Operacion anti-drogë në Tiranë, Elbasan dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një operacion anti-drogë në disa qytete të vendit. Aksioni po zhvillohet në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës, pasi raportohet se janë "prerë" 15 masa sigurie. Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "SkyECC", ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar.

Gjithashtu raportohet se 4 të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, pasi janë prangosur për çështje të tjera penale, 3 janë vendosur në pranga dhe të tjerët janë ende në kërkim. 

Për aksionin, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI

Poll

MOS HUMB