TIRANË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjeti. Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg.
Ndërkohë dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe kunati i Ndrecës, Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Gjatë operacionit në Kashnjet, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe të arrestuarit tjetër Ervis Shpellazi u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.