Aktualitet

STUDENTËT në protestë: Thyejnë me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit, vezë e letra higjenike drejt godinës

Situata vijon e tensionuar ku të rinjë kanë shkulur gardhin metalik para Ministrisë dhe kanë thyer me gurë xhamat e godinës. 

F.I

STUDENTËT në protestë: Thyejnë me gurë xhamat e

TIRANË-Studentët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë me pankarta në duar kanë kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. 

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë disa nga thirrjet në protestën e studentëve.

Pas grumbullimit, studentët filluan të godasin godinën me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë. Situata vijon e tensionuar ku të rinjë kanë shkulur gardhin metalik para Ministrisë dhe kanë thyer me gurë xhamat e godinës. 

Protesta po zhillohet nga studentë dhe të rinj në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reagim institucional.

Ndërkohë, Protestues janë grumbulluar edhe para Kryeministrisë teksa ende nuk dihet nëse ata do të bashkohen me studentët para Ministrisë së Arsimit apo do të jenë dy tubime në dy lokacione./ZËRI

Poll

MOS HUMB