Aktualitet

Të shtënat me armë gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia: Efektivi qëlloi për të larguar kafshët e egra

Blutë raportojnë se efektivët ishin të ndarë në dy grupe dhe një punonjës policie, i cili ndodhej në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

F.I
Të shtënat me armë gjatë operacionit antidrogë në
foto ilustruese

KRUJË-Mesditën e sotme u raportua për të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë. Fillimisht u dyshua se të shtënat kanë qenë nga personat që ruajnë parcelat me lëndë narkotike, por Policia ka sqaruar ngjarjen me njoftim zyrtar ku njofton se është qëlluar nga një efektiv.

Blutë raportojnë se efektivët ishin të ndarë në dy grupe dhe një punonjës policie, i cili ndodhej në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Dyshimet se u qëllua nga një person u ngritën, pasi në zonë nuk kishte valë për të komunikuar.

Ndërkohë në kuadër të operacionit janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.

Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.

Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis./ZËRI

Poll

MOS HUMB