Aktualitet

Tender me "flamur të kuq" me vlerë 160 mijë euro, Arlinda Pogaj firmos "peshqeshin" për Nadir Çaushollin

Kjo e fundit ka firmosur një tender me flamur të kuq korrupsioni, me vlerë 160 mijë euro, për kompaninë "Albadent Gropup shpk" të Nadir Çaushollit për blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1 për Spitalin e Korçës. 

zh.ll
Tender me "flamur të kuq" me vlerë 160 mijë euro,
Nadir Çausholl-arlinda pogaj

TIRANË- Një tjetër skemë e dyshuar korrupsioni me tendera ka dalë në dritë. Këtë herë, në qendër të skemës ndodhet drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj. Kjo e fundit ka firmosur një tender me 'flamur të kuq' korrupsioni, me vlerë 160 mijë euro, për kompaninë "Albadent Gropup shpk" të Nadir Çaushollit për blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1 për Spitalin e Korçës. 

Bëhet fjalë për procedurën "Blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1" e zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Në tender kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë konkurrues, por në fund, ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “Albadent Group shpk". Kompania në fjalë është shpallur fituese, duke eleminuar operatorët e tjerë në garë dhe ofertën më të ulët. 

Tender me "flamur të kuq" me vlerë 160 mijë euro,

Kompania “Albadent Group shpk" është kaluar në emrin e Arjola Çaushollit, e afërme e Nadir Çaushollit, pronari i kompanisë farmaceutike "CFO Pharma", i dënuar për skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve.

Më 4 nëntor 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me skemën e mashtrimit me ilaçet, të ngritur nga kompania CFO Pharma. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja. Po ashtu, Frigul Milla, administratori i kompanisë “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit, u arrestua dhe u la në qeli me vendim të Gjykatës së Tiranës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB