Aktualitet

Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë Krujë, SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehurit

Ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor 2020, në zonën e urës së Tapizës, Fushë Krujë, teksa Bami ishte i shoqëruar nga Ervin Kodra.

k.m.
Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë Krujë, SPAK dërgon
Durim Bami

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet tentativën e vrasjes së Durim Bamit. Në Gjykatën e Posaçme janë dërguar për gjykim Albert Zaja dhe Elvis Ndreca. Ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor 2020, në zonën e urës së Tapizës, Fushë Krujë, teksa Bami ishte i shoqëruar nga Ervin Kodra.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, duke dorëzuar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

I. Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

1.Albert Zaja, i akuzuar për: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 79/dh, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal); “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334 i Kodit Penal).

2. Elvis Ndreca, i akuzuar për: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal); “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Atentati ndodhi në Tapizë ku i plagosur mbeti Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit, (djali i dajës). I plagosuri shkoi vetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një ditë më pasi u zbuluar se ai shoqërohej nga Durim Bami, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit. Bami dhe Kodra ishin nisur nga Kamza drejt Krujës. Megjithëse automjeti ku ndodhej Bami ishte i blinduar, kjo nuk i ka ndaluar autorët që ta plagosin bashkëudhëtarin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB