Aktualitet

Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u klonohen kartat dhe u vidhen paratë

Kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera

F.I
Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u klonohen kartat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një incident, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Në lidhje me rastin janë identifikuar një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.

Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Kapitali.al iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Poll

MOS HUMB