Aktualitet

Trafikim armësh/ Pistoleta brenda televizorit në kamion për në Angli, kapen dy shkodranët në Tiranë, njëri ish-çiklist i Vllaznisë (EMRAT)

Në pranga ka rënë Jurgen Suca 26-vjeç, dhe Segest Meti 20-vjeç ndërsa në kërkim është shpallur R. A., 20-vjeç, të tre banues në Shkodër.

zh.ll
Trafikim armësh/ Pistoleta brenda televizorit në kamion për
arma e fshehur në brendësi të televizorit

TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafik armësh. Në pranga ka rënë Jurgen Suca 26-vjeç, dhe Segest Meti 20-vjeç ndërsa në kërkim është shpallur R. A., 20-vjeç, të tre banues në Shkodër. Sipas njoftimit të bluve, këta persona kishin fshehur një armë zjarri të pajisur me silenciator në brendësi të një televizori, në një kamion me destinacion Anglinë, ndërsa shoferi nuk kishte dijeni. Kamioni u ndalua në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, ndërsa gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit.

Mësohet se 20-vjeçari Segest Meti ka qenë më parë çiklist me ekipin e Vllaznisë. Ai rezulton i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024. 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.

Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.

Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.

Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB