Aktualitet

Tuneli i Krrabës ndryshon qarkullimin për 20 ditë, ja oraret dhe rregullat e reja

Nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit automjetet do të kalojnë vetëm përmes njërit tub, ndërsa gjatë ditës qarkullimi do të vijojë sipas skemës normale, nga ora 06:00 deri në 21:00, me të dy tubat në përdorim.

M.K.
Tuneli i Krrabës ndryshon qarkullimin për 20 ditë, ja oraret dhe
Tuneli i Krrabës

ELBASAN- Tuneli i Krrabës do të funksionojë me kufizime të përkohshme gjatë 20 ditëve të ardhshme, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar punimet nisin ditën e nesërme më 7 tetor në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë. Gjatë ndërhyrjes, qarkullimi në të dyja drejtimet do të përqendrohet në tubin Tiranë-Elbasan.

Ndryshimi do të jetë i vlefshëm vetëm gjatë orëve të natës. Nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit automjetet do të kalojnë vetëm përmes njërit tub, ndërsa gjatë ditës qarkullimi do të vijojë sipas skemës normale, nga ora 06:00 deri në 21:00, me të dy tubat në përdorim.

Përgjatë orarit të kufizimeve në zonën e tunelit do të jetë i pranishëm shërbimi i Policisë Rrugore me qëllim orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë lëvizjes.

ARRSH bën me dije se kjo skemë e përkohshme qarkullimi do të qëndrojë në fuqi për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, por kohëzgjatja mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së punimeve.

Drejtuesit e automjeteve që përdorin aksin Tiranë-Elbasan duhet të kenë parasysh kufizimet gjatë natës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në tunel./ZËRI

Poll

MOS HUMB