
TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për shtetasin grek Eftimio Eftimiu. Shtetasi grek është i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në janar të 2018.
Ndërsa personi që ka urdhëruar vrasjen është Aurel Hoxhallari, i cili është dënuar me burg përjetë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka dyshime se vrasja e Devi Kasmit ndodhi për prishje të pazareve të drogës mes grupeve rivale.
Si ndodhi krimi në Tiranë?
Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Identifikimi i grekut Eftimi Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet Porositës i vrasjes dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek./ZËRI