Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Nors Man Lapaz, tha se gjatë asaj kohe “nuk ka fjetur apo ngrënë”, ndërsa shprehet se i biri i dukej si një demon.

I.F
Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së
Nors Man Lapaz dhe Mark Samson

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e nënës së Mark Samson, vrasësit të Ilaria Sulës. Ajo tha se për shkak të gjendjes që ishte i biri, kishte frik se mos do të lëndonte dhe të. Nors Man Lapaz, tha se gjatë asaj kohe “nuk ka fjetur apo ngrënë”, ndërsa shprehet se i biri i dukej si një demon.

“Më hapi derën, ishte skuqur në fytyrë, dridhej shumë, më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë… Ai dukej si një demon, kisha frikë se mos më lëndonte dhe mua’”, ka dëshmuar Nors Man Lapaz.

Më tej ajo tregoi edhe bisedën me të birin: I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe më thërriste ‘mami, mami’.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB