Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës! Në makinë u gjetën 12 gëzhoja, autorët përdorën një “Porsche” gri

Uniformat blu kanë nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. 

F.I
Vrasja e Lulzim Vishës! Në makinë u gjetën 12 gëzhoja,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Policia e Shtetit ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në Zall Mner mëngjesin e sotëm. Uniformat blu kanë nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. 

Ndërkohë raportohet se në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash. Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner./ZËRI

Poll

MOS HUMB