Aktualitet

Vrasja e postierit në Kamëz/ Tjetër pistë hetimi, Visha është konfliktuar me dy vëllezër të zonës

Ekzekutimi mund të ketë pasur shkak edhe konfliktin mes viktimës dhe dy vëllezërve të ndodhur muajt e fundit.

F.I
Vrasja e postierit në Kamëz/ Tjetër pistë hetimi, Visha
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Përpos hakmarrjes, një tjetër pistë hetimi që grupi hetimor ka ngritur dhe po verifikon për vrasjen e Lulzim Vishës është dhe ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit. 

Sipas raportimeve paraprake ekzekutimi mund të ketë pasur shkak edhe konfliktin mes viktimës dhe dy vëllezërve të ndodhur muajt e fundit. Pista e parë qëndron ajo e hakmarrjes, pasi viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'./ZËRI

Poll

MOS HUMB