
DURRËS- Tensione dhe ulërima kanë shënjuar sot seancën për operacionet e “Summer” dhe “Tempulli” në Gjykatën e Durrësit. Pak para nisjes së seancës, teksa të ndaluarit nga Policia po futeshin me furgon në oborrin e Gjykatës, disa gra me fëmijë të mitur kanë dalë para mjetit. Njëra prej tyre ka në duar një foshnjë, ndërsa tjetra një fëmijë, që për pak momente mbetet përballë furgonit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Policia afrohet pranë tyre dhe i largon nga hyrja kryesore e Gjykatës.
MOMENTI ME VIDEO:
Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Të arrestuarve u janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular. Në pranga përfunduan: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj, Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta. Ndërsa në kërkim janë shpallur: Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
Nga të gjithë të arrestuarit, gjyqtary Shkëlzen Liçaj vendosi që katër persona t’i lejë në burg, ndërsa për 7 të tjerët u caktua masa "arrest shtëpie" e 4 të tjerë u lanë "detyrim paraqitjeje"./ZËRI