Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Romë! Nëna dhe foshnja gjenden të vdekura në rrugë, ishin futur në qese të zeza

Ngjarja u zbulua nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse, një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë të lënë jashtë.

F.m
Vrasje e dyfishtë në Romë! Nëna dhe foshnja gjenden të
Foto Ilustruese

ITALI- Një grua është gjetur e pajetë bashkë me foshnjen e saj në Rome. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes, kur trupat janë konstatuar nga kalimtarët. Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut në Romë, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja u zbulua nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse, një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë të lënë jashtë.

“Sapo e pashë, kuptova se ishte e vdekur,” tha vajza për Corriere della Sera. “Mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të çelët. Pastaj unë u largova, isha në shok”, tha ajoa.

Vajza i lajmëroi miqtë e saj, të cilët, të tronditur, së pari iu afruan trupit, pastaj pa menduar dy herë, vrapuan drejt policisë, të cilat në atë moment ndodheshin pranë vendit ku u zbulua edhe trupi i një foshnje, 6 deri në 12 muajsh, i fshehur mes shkurreve.

“Dukej si një kukull. Nga rruga dukej vetëm një anë e trupit. Nuk më shkonte mendja që mund të ishte një foshnje e vërtetë,” tregoi një prej dëshmitarëve, i cili kontaktoi policinë.

Sipas autoriteteve, ende nuk është konfirmuar nëse dy viktimat kanë ndonjë lidhje mes tyre. Megjithatë, afërsia e vendeve të gjetjes së trupave dhe koha e ngushtë ndërmjet dy zbulimeve ngre dyshime të forta për një lidhje të mundshme.

Prokuroria ka urdhëruar analizat e ADN-së për të zbuluar identitetin e viktimave dhe për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje familjare mes tyre.

Prokurori Verdi e cilësoi situatën si “shumë të ndërlikuar”, duke lënë të hapur edhe mundësinë që të bëhet fjalë për dy ngjarje të ndara.

Megjithatë, burime pranë hetimeve theksojnë se foshnja kishte shenja dhune, duke e shtuar edhe më shumë dyshimin për një vrasje të dyfishtë.

Poll

MOS HUMB