
DUBLIN- Pesë persona, mes tyre dhe fëmijë kanë mbetur të plagosur këtë të enjte pas një sulmi me thikë të regjistruar në qendër të Dublinit. Një tjetër vajzë, 6-vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar u goditën gjithashtu me thikë jashtë shkollës së fëmijëve pak pas orës 13:40 me orën lokale, në sheshin Parnell East.
Autori u neutralizua nga kalimtarët. Ndërkohë Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist por indiciet janë të tilla. Ngjarja solli protesta të dhunshme në rrugën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Policia po heton ngjarjen nëse kemi të bëjmë me persona të tjerë të përfshirë.
Në një konferencë për shtyp më herët, Supt Liam Geraghty tha se një nga vajzat ndoidhën në gjendje të rëndë. Kryeministri Varadkar tha se ai ishte tronditur nga incidenti dhe çështja po hetohet./Zëri.ai