
KORÇË- Vrasje e dyfishtë në Korçë. Raportohet se autori ka qëlluar për vdekje një person dhe më pas ka vrarë veten me armën e krimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18. Fillimisht u raportua se kishim të bënin me një viktimë dhe një të plagosur, por Emiliane Pine ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak. Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes./ZËRI