Aktualitet

Vrasje në Tropojë! 40-vjeçari qëllon për vdekje 24-vjeçarin, plagos dhe dy të tjerë, arrestohen bashkëpunëtorët

40-vjeçari është në kërkim. Të plagosurit po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.

F.m
Vrasje në Tropojë! 40-vjeçari qëllon për vdekje
Pamje nga arrestimet

TROPOJË- Një 24-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në Tropojë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në në një lokal në fshatin Breg-Lumë, rreth orës 17:00. Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe S. S., 40 vjeç, ka marrë thikën dhe ka qëlluar tre persona, V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e V. P., të riun me inicialet A. P., 24 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital. Në pranga janë vënë pesë persona që akuzohen se nuk e kanë kallëzuar krimin dhe kanë ndihmuar autorin të fshihet. 40-vjeçari është në kërkim. Të plagosurit po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.


Njoftimi i policisë Tropojë:

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas. Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzimi i krimit";

-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit";

-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-A. B., 29 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-J. K., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve. 2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.  Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB