
GREQI- Një shqiptar i identifikuar si Marius Telah, ka mbetur i plagosur në Selanik, pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur më një bashkëatdhetar të tijin.
Protothema shkruan se atentati ka ndodhur në zonën e Xirokrinit, në Selanik, në orën 22:00, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.
Telah ka qenë bashkë me të vëllanë, Klaudio Telah, në momentin që ka debatuar me një tjetër person që ende nuk është identifikuar. Në sherr e sipër, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në këmbë.
Po ashtu e pranishme gjatë ngjarjes ka qenë dhe e dashura e të plagosurit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Pas të shtënave, autori me origjinë shqiptare u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet. 30-vjeçari i plagosur ndodhet në intubim, për shkak se plumbi i ka prekur arterien. /ZËRI