Aktualitet

EMRAT/ 10 mijë euro për vizën amerikane, pranga 5 mashtruesve në Tiranë, 1 në kërkim

Personat e arrestuar iu premtonin njerëzve se do ti pajisnin me vizë amerikane, në këmbim të shumave prej 10 mijë eurosh

E.K
EMRAT/ 10 mijë euro për vizën amerikane, pranga 5 mashtruesve
Viza amerikane

TIRANË-  Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrime me vizat amerikane dhe kontrabandim të qënieve njerëzore.

Të arrestuarit janë: Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483. “

Mësohet se Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor R. N. ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit shqiptar përfiton sërish nga rasti të falënderojë partnerët e Agjencisë Ligjzbatuese Shërbimi Diplomatik i Sigurisë këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të ngushtë në këtë rast./ZËRI 

Poll

MOS HUMB