Aktualitet

113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e tyre, krenarë për shërbimin ndaj atdheut!

Presidenti shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së "na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive".

zh.ll
113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Sot, 4 dhjetor, është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura (FARSH). Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i vendit, Bajram Begaj, nderoi kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve që kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Presidenti shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së "na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive".

Postimi i plotë:

Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!
Gëzuar 113-vjetorin FARSH!

Poll

MOS HUMB