
GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se L. H., 21 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Shtufit" është qëlluar me thikë. Ai është konfliktuar me L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, i cili është edhe autori i sulmit. 29-vjeçari është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Shtufit", i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë). 21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.