
TIRANË- ZËRI ka zbardhur tjetër detaj nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kësaj here lidhur me trafikun e lëndëve narkotike. "Protagonistët" në këtë rast janë Arian Tuku, Oltion Zefi, Kasandër Noga, Edson Jozwik, por edhe disa persona të tjerë të paidentifikuar me emër. Në Mal të Zi janë kapur 2.6 ton kanabis që kishte për destinacion Gjermaninë. Droga ishte e fshehur në një kamion me targa shqiptare "AA137YE".
Në pranga asokohe u vendos shoferi i kamionit Ervis Çalliku, i cili ishte nisur nga Lushnja. Pasi merr vesh lajmin, Oltion Zefi njofton Tukun, Kasandër Nogën dhe Edson Jozwik, duke i dërguar edhe fotot e lajmeve. Tuku flet edhe me Armando Ndrecën (vëllanë e deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca) duke i thënë: Bëre mirë që nuk fute pjesë për në Gjermani.
SPAK ka zbuluar se Arian Tuku ka investuar pasuri në Shqipëri për të pastruar paratë e drogës me biznese, firma ndërtimi, duke deklaruar punime fiktive. Kështu i pastron paratë! Ilia Ndoka pyetet nga Ariani se sa para ai ka gjendje në ltali, dhe flasin që të përgatisin një rrugë tjetër drejt Gjermanisë, pasi të marrin drogën nga "Armandi".
Kjo rrugë mesa duket i nxjerr me fitim dhe investimet i bëjnë në Shqipëri.
PJESË NGA DOSJA:
Arian Tuku komunikon me Oltion Zefin ne vazhdimesi dhe ne daten 18.06.2020 ne oren 16:43:03 dergon foto te nje paketimi jeshil te ngjashem me lenden narkotike hashash: ... Cdo muj dalin 12.500 euro...Barin critical tha me 3.7-38...Se ka dhe bar vet zv...Me tha...E bejm bashk...50 i hek...Cdo muj ai...Leket max i jav...Se leket e mallit dhe transportit direkt....Leket e fitimit....Esht dhe ai kampri ...Po pra...Ma kamion...Se e fitojm nej koqe lek...Me bar...Per to...Po neser do bredh te shoh...Vllaj un kam mbet ba lekpaguj... Nga italia me kalu ne zv ne kamper ...A; Bar; serave a esht i mir...Kur.fillo ai...Dhe a del gja e mir...Po kur mund te vazhdoj medal ai i serva...Ta provojm. Sa lek shko i seres?...Po ashtu i provojm ...Si mendo...Te marrim i 50 ...Se lam pa shit ....Na kena shit mallin
ton me 2200...1 serave do jet me i mir...Ngjyren aka jeshil ...Forc ka Po ashtu e provojm 50 cop sjan as shum as pak e perballojm ...Me marr atje me 1.5 ...me na shku deri ne zv me 1.9 max 2 provojm me Ian me 2.9-3..." ... " ...Se tani veres si ndalo njeri...Ok ne rregull ...Se kapim nej Lek te shpejt ".
Ne te gjithe biseden Arian Tuku flet ne veten e pare shumes duke perfshire Oltion Zefin ne aktivitet dhe vendimmarrjen. Po ashtu ne bisedat e kesaj date, nder tjera Arian Tuku i komunikon Oltion Zefit qe i kane thene se do hapet aplikacioni SkyECC dhe ne bisede shpreh shqetesim nese hapet do kete probleme, pasi eshte i ndergjegjshem qe bisedat e kryera ne kete aplikacion kane qene ne lidhje me zhvillimin e aktivitetit kriminal duke patur siguri se nuk ka mundesi pergjimi dhe interceptimi nga agjencite ligjzbatues, ai gjithashtu kerkon zgjidhje te reja per aplikacione te enkriptuara sis; ve ne dukje qe Oltioni perdor edhe nje program tjeter te cilin nuk e ka Arian Tuku. Ariani ka derguar mesazhet: Do thyhet sky ...Dhe me marr ...Njat model ...Pastaj a vertet a rren se di ...Ca bahet me hap ...A kaproblem Dmth
rrezikojm gja...Po problem...Qenka ...lzraelit ...Po ai programme ...Qe ke ti ne iPhone ...Po normaal direct ...Po normaal direct ...Me thy e me tret...Un sa ndrrova sky ...Jshalla spo hapet Mir qe e bera me offer! 3 mujore ..Ok ne rregull ...Te hanen; pronotoj...Po...Tja bej me 4 korrik Te shoh cfar dite i bje ...Me avion Verona... Por ndoshta do vi dhe vet 3-4 andej ...Ngafundi mujt ".
2I 0. Me date 26.06.2020 Arian Tuku komunikon serish me OJtion Zefin dhe i dergon bashkelidhur nje bisede qe ka patur me nje perdorues tjeter SkyECC ne lidhje me mundesine e perdorimit te nje aplikacioni tjeter te enkriptuar, dhe evidenton si njohjen me Oltion ku shprehet se para 3 vitesh kane patur ne perdorim aplikacion tjeter gjithashtu edhe faktin qe te dy se bashku kane patur ne perdorim edhe aplikacionin EncroChat, Ariani ka derguar mesazhet: A thu esht ai qe kemi pas un e ti para 3 vjetesh ... Mose kan ha prap... Se ishte i shpejt ne shkrim ... Pou kujtova kur me tha Samsung ... Po u mbyll ky dhe do/ encro ... Fiks ... Po ishalla spo hapin sky.
Nderkohe me date 27.06.2020, ne oren 17:53:07 Arian Tuku komunikon me Arben Ndoken, dhe i kerkon nese ka kontakt me nje person ne SkyECC dhe nese ky person ndodhet ne Shqiperi, gjithashtu ai i tregon edhe rreth aktivitetit te tij kriminal per te cilin dyshohet se Arben Ndoka eshte teresisht ne dijeni pasi shprehjet e perdorura nga Arian Tuku jane shprehje qe perdoren nga persona qe ushtrojne aktivitet ne fushen e trafikimit te lendeve narkotike dhe nga konteksti bisedes le te kuptohet qe Arben Ndoka nuk ka asnje veshtiresi te kuptoje se kujt i referohet me "bardhe" Arian Tuku. Arian Tuku e pyet edhe nese eshte takuar me "bubullimen" emer me te cilin Arben Ndoka dhe Arian Tuku i referohen Ervis Martinaj, person me precedent te theksuar kriminal. Ariani ka derguar mesazhet:...Ne sky...Esht ne shqipri ...A ka sky...Naja merr...A tupunu ma me bar...Atje...Flm thuj...Ati te ares... kapen 56 cop te bardh sot...Ne Brescia 2 milion euro.
Me date 03.11.2020, autoritet doganore te Malit te Zi gjate kontrollit te ushtruar ne kamionin me targa shqiptare AA l 37YE, kane gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 2.6 ton lende narkotike te dyshuar kanabis, e cila ishte e vendosur ne kutia kartoni dhe kishte per destinacion Gjermani. Ne ngarkesen e sekuestruar ne Mal te Zi, ka dyshime se personat e pershire e ne trafikimin e nje sasie prej 150kg, jane Arian Zef Tuku perdorues i SkyECC@4CSJQH, Oltion Zefi perdorues dhe psoedues i SkyECC@C8BCF9, Edison Jozwik perdorues dhe posedues i SkyECC@DZ69GD te cilet kane blere lenden narkotike tek shtetasi Armando Ndreca perdorues dhe posedues i SkyECC@HO5BA 7 me qellim trafikimin e kesaj sasie drejt Gjermanise. Me date 15.10.2020, Arian Tuku i tregon Oltion Zefit se nuk e ka takuar Edin, pasi diten e djeshme (14.10.2020) ka gene me Arben Ndoken, te cilit ne biseda i referohet me "miku", pasi Arbeni ka patur ditelindjen. Oltioni nderkohe i thote ne bisede qe ka biseduar me nje person nga Serbia per transportin dhe nga biseda le te kuptohet se personi nga Serbia do beje nje prove pa ngarkese ne vendin e fshehur per te provuar nese gjendet apo jo vendi i fshehur. Po lidhur me sasine e Iendes narkotike qe jane te interesuar, Ariani i tregon se ka derguar dike ne Kurbnesh per te marre disa prova lende narkotike me ymim 900 euro kg. Ne oret e mbremjes Ariani i dergon foto te ngjashme me ato te boyeve te lendes narkotike "cannabis sattiva" (hashash), te cilat jane provat e marra ne Kurbnesh. Ne vazhdim bisede ne mbremje, Oltioni e pyet Arianin nese do takohet neser me Edin, dhe Ariani i shpjegon se ka qene i zene ato dite pasi ka gene me Arben Ndoken. Me date 16.10.2020, pasdite rreth ores 17:00, Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se ka komunikuar me vellane e Edit, Armando Ndrecen, lidhur me lenden narkotike qe kerkojne. Ariani i shpjegon se Armando Ndreca i ka thene ge sasine qe disponon eshte duke e gethur ne kete periudhe (procesi pas korrjes se cannabiss sattiva ku pastrohet boc;ja nga deget) dhe se nuk e di sakte sa kilogram Iende dalin pas procesit te gethjes. Bashkarisht me Armandon kane vendosur ge Armando do bej nje sasi prej 200 kg ku 150 kg jane te Arianit dhe Oltionit dhe 50 kg te tijat. Lidhur me kete, Ariani dhe Oltioni do paguajne 80 mije euro per 150 kg dhe Armando do paguaje 25 mije euro per transport per ne Gjermani. Ariani i tregon Oltionit se pasi te mbaroje qethja nga ana e Armandos, lenden narkotike te shkoje dhe ta shohe Edson Jozwik, te cilit i referohet me emrin "kushja" ne biseda. Arian Tuku rreth ores l 0:00 i dergon foto te ngjashme me hashashin, Oltion Zefit. Oltioni pasi shef fotot e Iendes narkotike, i kerkon Arianit qe te bllokoi nje sasi tjeter lende narkotike per rastin e dyte qe do trafikojne. Pasi ka pare lenden narkotike tek Armando Ndreca, Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se deri javen tjeter do jene gati nje sasi prej 200 kg dhe se Armandos do i jape nje aparat telefonik me aplikacion SkyECC qe te komunikoje mete. Nderkohe Ariani i tregon Oltionit qe do iki per ne ltali dhe se ne oren 17:30 niset avioni. Duke qene se nuk do jete ne Shqiperi, duhet te saktesojne se si do takohet Armando Ndreca me Edson Jozwik per te dorezuar sasine prej 50 kg. Ne oren 17:20:56, Ariani i ka derguar Oltion Zefit foton e Armando Ndreces duke i kerkuar qe t'ja tregoje edhe Edsonit kete foto pasi ky do jete personi qe do dorezoje Ienden narkotike tek ai. Lenda eshte dorezuar rreth ores 18:00 pasdite dhe Oltioni i ka derguar foto te peshimit.
Me date 19.10.2020 ne mengjes Oltioni i shkruan Arianit dhe pyet nese eshte lidhur me SkyECC me Armando Ndrecen, por Ariani i tregon qe me vone do i jape telefonin me aplikacionin SkyECC Armando Ndreces. Ne oraret e drekes, Ariani pyet Oltionin nese ka shkuar Edson Jozwik ne vendin ku do takohet me Armando Ndrecen, pasi Armando i ka shkruar ne aplikacionin Telegram. Takimi konfirmohet pas rreth l ore pasi Edson Jozwik eshte nisur per ne vendin e takimit. Takimi midis Armando Ndreces dhe Edson Jozwik per dorezimin e lendes narkotike eshte zhvilluar rreth ores 19:00, kjo sasi lende eshte peshuar nga Edson Jozwik i cili i ka derguar foto te peshimit dhe te sasise se marre. Keto foto Oltioni ja ka derguar edhe Arianit i cili ndodhej ne Itali. Ariani me Oltionin diskutojne edhe rreth nje personi qe do prese lenden narkotike jashte Shqiperise, dhe ne oren 20:09:15 diskutojne rreth mundesise qe te ngarkojne edhe 20 kg shtese per ate person i cili 111:e pas do shesi te gjithe sasine me nje cmim rreth 2500 euro per kilogram. Armando Ndreca mban pseudonimin "Dobroshi". Ne komunikimet midis tyre, ku flitet per lenden narkotike dhe dergohen foto te peshimit te lendes narkotike qe Armando Ndreca ka dorezuar tek Edson Jozwik
Me date 29.10.2020, Kasander Noga njofton Oltion Zefin se ka gjetur nje transport per ne Gjermani nepermjet nje kontakti te tij. Kasandri i dergon kopje te bisedave me dike tjeter dhe transporti mund te behet brenda dy ditesh. Ai ja kalon me foto kontaktin e personit qe duhet te lidhet Oltioni dhe ky takim do behet nga Edson Jozwik, pasi Kasandri i kerkon te dergoj Edosni, ose nip9en si9 shkruan ai, qe te takoje personin qe do organizoje kontaktin. Duhet theksuar se Kasander Noga ku ka gjetur mundesine per transport ka derguar mesazhin " ...A ti them per ne?... ", duke treguar perfshirjen e tij ne organzimin qe po behet per transport lende narkotike per ne Gjermani. Pasi ka komunikuar me Kasander Nogen, Oltioni ka komunikuar me Arian Tukun dhe i ka treguar per mundesine e transportit nepermjet personit qe ka gjetur Kasandri dhe me tej flasin per sasine dhe modalitetet se si do paketohet dhe si do veprohet. Oltioni ka insistuar tek Ariani qe te komunikoje me Armando Ndrecen, te cilit ne biseda i referohen me "kashnjeti", dhe te gjej mundesine qe te behet nje sasi prej 150 kg per t'u trafikuar pasi rruga mund te behet me date 31 Tetor, pasi Oltioni eshte lajmeruar nga Edson Jozwik ne oren 12:58 se gjithsej disponojne 137 kg. Arian Tuku menjehere ka komunikuar me Armando Ndrecen duke i kerkuar te gjeje nje sasi lende narkotike gati pasi duhet te bejne trasnportin per Gjermani, Armando ka thene se ndodhej ne Kor9e dhe se e do shohe te beje sasine kur te kthehet, keto biseda Ariani ja ka derguar Oltion Zefit. Dhe teksa dergon kopje te bisedave, i shpjegon Oltionit se Armando punon tek tatimet, ku ka nga verifikimet e bera ne sistemin c@ts rezulton se Armando Ndreca ka qene i punesuar ne Drejtorine Rajonale Tatimore Shkoder. Me date 03.11.2020, Oltion Zefi ka rene ne dijeni nga media online qe ne Mal te Zi eshte sekuestruar nje sasi prej 2,6 ton cannabis sattiva, ka njoftuar Arian Tukun, Kasander Nogen dhe Edson Jozwik se ngarkesa prej 168 kg eshte kapur dhe ka shperndare foto te lajmit dhe te paketimeve. Ariani ka komunikuar me Armando Ndrecen duke i treguar qe lenda qe moren nga ai eshte kapur ne Mal te Zi dhe duke i thene Armandos qe beri mire qe nuk futi pjese per ne Gjermani. Me pas diskutojne edhe llogarine qe kane per lenden e marre dhe qe nuk eshte paguar./ZËRI