Aktualitet

50 mijë lekë për të lehtësuar kallëzimin e një qytetari, arrestohet oficeri i krimeve në Tiranë

Qytetari në fjalë ishte kallëzuar për kanosje nga një grua. Efektivi Palushi, për të lehtësuar situatën e qytetarit, i ka kërkuar para.

F.m
50 mijë lekë për të lehtësuar kallëzimin e
AMP

TIRANË- Kastriot Palushi, efektiv policie pranë Komisariatit nr.4 në Tiranë, është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv". Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë bën me dije në njoftim se Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij. Qytetari në fjalë ishte kallëzuar për kanosje nga një grua. Efektivi Palushi, për të lehtësuar situatën e qytetarit, i ka kërkuar para. Palushi do të shmangte hetimit për kanosje dhe më pas përgjegjësinë penale të qytetarit të kallëzuar.

Njoftimi:

AMP Tiranë arreston në flagrancë një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv"

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar K. P., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

#amp08009090
Për ankesa me Whatsapp: 0694151511

Poll

MOS HUMB