Aktualitet

550 mijë € në banesë/ Bilanci i Alda Klosit del negativ, dosja gati për gjyq

Aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë.

k.m.
550 mijë € në banesë/ Bilanci i Alda Klosit del negativ,
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka në dosje tashmë edhe me aktin e ekspertimit kontabël të zhvilluar për llogari të hetimit pasuror ndaj ish-zyrtares së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Alda Klosit. Gazetari Elton Qyno shkruan për "Ora News" se ekspertiza ka nxjerrë me bilanc pasuror negativ ish-drejtoreshën e Ahmetaj, duke sjellë provimin e dyshimeve të prokurorëve të Tiranës. Tashmë, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedurat e mbylljes së çështjes penale për të dërguar dosjen në Gjykatë. Ndërkohë aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar kohë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB