
TIRANË- ZËRI ka kryer një hetim disa mujor për të sjellë tek ju me prova dhe fakte një nga fenomenet më të rënda që ndodh çdo natë në rrugët e Tiranës, atë të shitjes së kokainës përmes rrjetit të taksive që operojnë në kryeqytet. Ndiqni përgjimet.
ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,
Taksisti: Ca pike?
ZËRI: Një gjysmë
Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,
ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys
Taksisti: Një gjys? Ja ta marr
ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?
Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën
ZËRI: Jo, një gjys
Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?
ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?
Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.
(telefon shpërndarësin, bie zilja)
Shitësi: Hë vllai
Taksisti: Ça bone, ka je kshu?
Shitësi: Sa e mbylla më thuaj
Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…
Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta
Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë
Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit
Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.
Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi./ZËRI
ZËRI: Mos na jep llozh?
Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur./ZËRI