
MIRDITË- Një 65-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e të birit, i cili jeton në Gjermani. I moshuari, i identifikuar me incialet N.K., ka bërë një denoncim në Komisariatin e Mirditës dhe kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit për gjetjen e të birit. 30-vjeçari, me iniciale E.K., ka humbur kontaktet me familjen prej 6 ditësh. Në denoncimin që ka bërë i moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar (2024).
Por prej 6 ditësh kanë humbur kontaktet me të, edhe pse janë munduar ta gjejnë edhe vetë përmes të familjarëve.
“Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar shtetasi N. K., 65 vjeç, banues në Mirditë, se që prej datës 05.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. K., 30 vjeç, i cili ndodhej në Gjermani, që prej muajit tetor 2024,”- bën me dije Policia./ZËRI