
KORÇË – Policia në Korçë njofton se një 66-vjeçare nga fshati Biranj, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj 49-vjeçar.
Ajo ka deklaruar në polici se nuk e di se ku ndodhet i vëllai. Pas kallëzimit, policia ka nisur të verifikojë rastin, teksa ka rezultuar se Flori M ka hyrë në Shqipëri nga Greqia, më 18 nëntor 2023. Denoncimi nga familjarët është bërë tani.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij./ZËRI/