Aktualitet

A është akulli një zgjidhje për arrestin kardiak? Ja çfarë thotë kardiologu

I pyetur rreth teorisë që qarkullon se njerëzit mund të rikthehen në jetë pas një arresti kardiak nëse zhytet në akull, Temali u shpreh se nuk ka ende prova shkencore për të mbështetur këtë metodë, por theksoi se ftohja e trupit mund të jetë e dobishme për të parandaluar hiperterminë pas një arresti kardiak.

M.M
A është akulli një zgjidhje për arrestin kardiak? Ja
Indrit Temali

TIRANË- Kardiologu Indrit Temali deklaroi se bllokimi i arterieve të zemrës mund të vijë për shkak të faktorëve gjenetikë, por edhe për shkak të stilit të keq të jetesës. Temali theksoi për Euronews Albania se përdorimi i drograve, si dhe veset e përhapura si duhani, rrisin shanset për probleme kardiake edhe në moshat e reja.

"Njihen raste kur arteriet e zemrës bllokohen dhe shkaktojnë arrest kardiak edhe tek të rinjtë për shkak të stilit të keq të jetesës. Duhani, predispozicioni gjenetik, si dhe përdorimi i kokainës, janë disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e aritmisë së zemrës,” – tha Temali.

I pyetur rreth teorisë që qarkullon se njerëzit mund të rikthehen në jetë pas një arresti kardiak nëse zhytet në akull, Temali u shpreh se nuk ka ende prova shkencore për të mbështetur këtë metodë, por theksoi se ftohja e trupit mund të jetë e dobishme për të parandaluar hiperterminë pas një arresti kardiak.

"Shkencërisht nuk kemi ende të dhëna që e mbështesin këtë teori, por dihet që duhet të evitohet hipertermia në raste të tilla, ndërkohë që përdorimi i akullit si metodë për rikthimin në jetë ende nuk është provuar,” – përfundoi kardiologu./ ZËRI

Poll

MOS HUMB