Aktualitet

'A kam qenë në Gërdec?'/ Mediu përballet me Ylli Pinarin, biznesmeni: Atë e dini ju…

Në seancën e sotme të zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përballën me njëri-tjetrin.

k.m.
'A kam qenë në Gërdec?'/ Mediu përballet me Ylli
Ylli Pinari dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO, Ylli Pinari janë përballur me njëri-tjetrin në seancën e sotme për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme të zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përballën me njëri-tjetrin. Pinari u pyet nga Mediu nëse kishte dijeni që ish-ministri njihej me Mihal Delijorgjin dhe nëse e kishte parë ndonjëherë në Gërdec, pyetje të cilave biznesmeni nuk u ka dhënë dot përgjigje.

PËRBALLJA NË SEANCË:

Fatmir Mediu: A ke dijeni që unë njihesha me Mihal Delijorgjin?

Ylli Pinari: Këtë s’e dini ju, nga ta di unë

Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?

Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.

Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?

Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhej leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.

Poll

MOS HUMB