Aktualitet

Aksident fatal në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

E.K

 

Aksident fatal në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare
foto ilustruese

Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare ka mbetur e vdekur në një aksident rrugor në autostradën Athinë-Korinth, në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona.

Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.

Ndërkohë ende nuk bëhet me dije identiteti i të resë shqiptare që ka humbur jetën, e cila sipas raportimeve prej disa vitesh ndodhej me banim në Greqi.

 

Poll

MOS HUMB