Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, 20-vjeçari me 'Range Rover' përplas për vdekje këmbësorin

I riu është shoqëruar në komisarit.

f.t
Aksident i rëndë në Fier, 20-vjeçari me 'Range
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FIER- Një aksident i rëndë ka ndidhur mbrëmjen e sotme në Fier. Një këmbësor 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga një “Range Rover” që drejtohej nga një 20-vjeçar. Policia bën me dije se Dritan Gjinaj është transportuar në spital por ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Ndërkohë i riu është shoqëruar në komisarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Range Rover", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB