
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur rëndë.
Një automjet tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin Qamil Osmani është përplasur me një motor që drejtohej nga një 45-vjeçar i quajtur Gëzim Allpiçi.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 44-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa 22-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI
Poll