
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në rrethrrotullimin që të çon në Nartë, në hyrje të Vlorës.
Mësohet se 4 vajza, të cilat udhëtonin me një automjet tip “Benz” janë përplasur me një bordurë anësore të rrugës dhe me tabelat e sinjalistikës. Si pasojë e aksidentit, të katër vajzat kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se një prej vajzave ka pësuar çarje në kafkë, një tjetër ka thyer duart dhe këmbën, ndërsa një tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri.
Mësohet se dëmtime ka marrë edhe drejtuesja e automjetit, e cila pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në spital, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin katër vajzat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes./ZËRI