Aktualitet

Aksident më rrugën e Arbrit, raportohen radhë kilometrike makinash

Rruga e Arbrit edhe pse prej kohësh është e kalueshme, nuk ka përfunduar ende në të gjithë gjatësinë e saj

E.K
Aksident më rrugën e Arbrit, raportohen radhë kilometrike
Pamje nga trafiku i krijuar

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Aksidenti është regjistruara rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, megjithatë si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata makinash.

Burime bëjnë me dije se trafiku i makinave është rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Poll

MOS HUMB