Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësoren 49-vjeçare, si paraqitet gjendja e saj

Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar ka përplasur këmbësoren 49-vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

zh.ll
Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësoren
Foto ilustruese

KUKËS- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku për pasoje ka mbetur e lënduar një këmbësore. Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar ka përplasur këmbësoren 49-vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB