Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen ‘copë’ nga përplasja, në spital gruaja shtatzënë dhe i shoqi

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar

E.K
Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen
aksidenti

PESHKOPI- Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore.

Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në shkakun e aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Poll

MOS HUMB