Aktualitet

Aksident në Shkodrër/ Makina e Policisë kalon mbi trafikndarëse, përplaset me një automjet

Një mjet i Policisë Bashkiake ka dalë nga korsia dhe ka kaluar ndarësen e rrugës duke përplasur një makinë tip "Golf".

k.m.
Aksident në Shkodrër/ Makina e Policisë kalon mbi
Pamje nga aksidenti

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në Shkodër paraditen e sotme, ku i përfshirë është një mjet policie. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës.

Siç duket edhe nga pamjet, një mjet i Policisë Bashkiake ka dalë nga korsia dhe ka kaluar ndarësen e rrugës duke përplasur një makinë tip "Golf". Por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë një çrregullim në sistemin elektrik të makinës. Megjithatë hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB