
LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Treshit, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër është përmbysur në rrugë.

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke parakaluar. Por është përplasur fillimisht me mjetin "Ford". Më pas, ka goditur një tjetër makinë tip "Fuoristradë" që po i vinte përballë.
Si pasojë e impaktit të përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Për shkak të plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetën në vend./ZËRI