TIRANË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. ZËRI raporton se një automjet taksi ka përplasur një këmbësor teksa ky i fundit po kalonte vijat e bardha.
Në pamjet e siguruara nga ZËRI burri rreth moshës 60 vjeç shihet ende i shtrirë në rrugë dhe në ndihë fillimisht i erdhën mbedhur kalimtarët, teksa ambulanaca pritej të mbërrinte.
Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes dhe i moshuari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit. /ZËRI
Poll