Aktualitet

Aksident tragjik në Bradashesh-Peqin/ Makina e përplasi teksa lëvizte me biçikletë, 69-vjeçari ndërron jetë rrugës për Tiranë

Pas ngjarjes, 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta. 

zh.ll
Aksident tragjik në Bradashesh-Peqin/ Makina e përplasi teksa
foto ilustruese

PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit. Sipas njoftimit të Policisë, një automjet tip "Audi" me drejtues një 18-vjeçar, ka përplasur për vdekje 69-vjeçarin Xhemal Çela, i cili po lëvizte me biçikletë. 

Burime bëjnë me dije se 69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Pas ngjarjes, 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta. 

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB