Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 22-vjeçari shqiptar, motori i tij u përplas me një makinë

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

f.t
Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 22-vjeçari shqiptar,
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari, Angjelo Saliu ka qenë duke udhëtuar me motor, në momentin kur është përplasur me një makinë që drejtohej nga një 63 vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia greke po heton shkaqet e aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB