Aktualitet

Aksident tragjik pas mesnate, humb jetën 43-vjeçari. Mjeti përplaset me barrierën e rrugës

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të aksit

E.K
Aksident tragjik pas mesnate, humb jetën 43-vjeçari. Mjeti
Foto ilustruese

LAÇ- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Laç-Fushë Mamurras”, ku ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar.

43-vjeçari K.M dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasoja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shoferi nga Bushneshi i Krujës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB