Aktualitet

Aksidentohet ‘endacaku këngëtar’ në Grabian, autori largohet me shpejtësi (VIDEO)

Në vendngjarje, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ZËRI, ka mbetur thesi, një pasqyrë e thyer, dhe disa sende të tjera të të aksidentuarit.

F.m
Aksidentohet ‘endacaku këngëtar’ në Grabian, autori
Aksidenti

LUSHNJE- Flamur Merzheku 60 vjeÇ, i njohur si endacaku i Grabianit që këndonte rrugëve është aksidentuar këtë mbrëmje në aksin Grabjan-Tre Urat.

Ai ishte duke ecur në këmbë dhe mbante dy thasë në duar në momentin që një mjet e ka përplasur. Drejtuesi i makinës nuk ka ndaluar as për të parë se në çfarë gjendjeje ndodhej Merzheku, por është larguar me shpejtësi.

Pas aksidentit, 60-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ZËRI, ka mbetur thesi, një pasqyrë e thyer, dhe disa sende të tjera të të aksidentuarit.


Merzheku e bënte çdo ditë rrugën nga Grabiani në Lushnje duke ecur gati 30 km dhe njihej si endacaku që këndonte.

Poll

MOS HUMB