Aktualitet

Aksidentohet grupi i turistëve teksa ngjisnin Majën e Jezercës, gjendet i vdekur njëri prej tyre

Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë

E.K
Aksidentohet grupi i turistëve teksa ngjisnin Majën e Jezercës,
foto turistesh

JEZERCË- Një grup turistësh janë aksidentuar teksa ngjiteshin në Majën e Jezercës, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Kanë qenë dy turistë bullgarë, ata që kanë humbur kontaktet me grupin e tjerë të turistëve, ndërsa njëri prej tyre është gjetur i pajetë.

Prefekti i qarkut Kukës Agron Geca tha se bëhej fjalë për dy turistë, njëri prej tyre kishte kaluar në Malin e Zi, ndërsa tjetri është gjetur i vdekur.

NJOFTIMI I MBROJTJES CIVILE

“Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive”.

Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj, preferojnë të bëjnë ngjitjen pa guidë lokale.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB