LIVE UPDATES

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin, nën arrest dhe 11 zyrtarë

➤Arrestohet Erzen Breçani. Burime nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëjnë me dije për ZËRI se Breçani po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. ➤Bashkë me Breçanin është vënë në pranga dhe shefi i seksionit të krimeve në komisariatin nr.6 të policisë së kryeqytetit, Dedan Gjoni. ➤Gjithashtu, siç mëson ZËRI, nga të njëjtat burime, në pranga janë vënë edhe 10 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë. ➤Në pranga ka rënë edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për veprat penale përlrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. ➤SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe për Ervin Matën. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë, pas ngjarjes së ndodhur më 2018 në ish-Bllok, ku u përlesh me Ervis Martinajn, të cilësuar si bosi i lojërave të fatit. Edhe Mata ka rënë në pranga, në kuadër të dosjes "Metamorfoza". ➤Mbi të arrestuarit rëndojnë një sërë akuzash si pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. ➤ZËRI mëson se Eralbi Breçani është i martuar me motrën e Ervin Matës. ➤Nga operacioni i SPAK, në pranga ka rënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK, në pranga edhe oficerja e drejtorisë së kufirit (EMRI)

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,

TIRANË- Në kuadër të aksionit të zhvilluar nga SPAK në pranga ka përfunduar edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilat janë ekzekutuar 4. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Ndërkohë në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. 

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Zbulohen lidhjet! Djali i Breçanit i martuar me motrën e Ervin Matës

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Ervin Mata dhe Erzen Breçani

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Por nga hetimet zbulohet se ekziston edhe një lidhje familjare mes Breçanit dhe bizesmenit në kërkim Ervin Matës. Kjo pasi Eralbi Breçani është martuar me motrën e Ervin Matës. Shkak i lidhjes, dyshohet se ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës ka përkrahur të kërkuarin e drejtësisë në krim dhe pastrim parash.

Në kuadër të aksionit SPAK ka lëshuar dhe një urdhër-arresti për Ervin Matën, i cili është shpallur në kërkim pasi nuk është gjendur në Tiranë. Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018, ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Sot pas hekurave, kush është Erzen Breçani, miku i Ervin Matës dhe ish-truproja e Berishës, jeta mes policisë dhe krimit

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Erzen Breçani

TIRANË- Erzen Breçani është arrestuar sot, së bashku me djalin e tij, Eralbin! Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale, por ende nuk dihet se për cilën bëhet fjalë. Mesazhet që kanë dërguar mes njëri-tjetrit por edhe personave të tjerë në rrjetin "SkyECC dhe Enchrochat", i kanë sjellë fundin edhe lirisë së tyre.

ZËRI do të risjellë historinë e personit që në nisjen e karrierës së tij arrestonte kriminelët teksa veshur mbante uniformën e "RENEA-s", ndërsa sot akuzohen pikërisht për mbështetjen e tyre. Madje me një prej tyre ka lidhur miqësi. Bëhet fjalë për lidhjen e kurorës së djalit të tij, Eralbit, me motrën e Ervin Matës. Edhe ky i fundit, po ashtu i shpallur në kërkim nga SPAK për krime, e po ashtu i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur edhe armiku i tij i përbetuar, Ervis Martinaj. Është kjo lidhje krushqie që ka shtuar edhe miqësinë mes Matës dhe Breçanit. ZËRI ka mësuar se miqësia e tyre ishte zgjeruar, dhe Breçani kishte marrë përsipër edhe sigurinë fizike të Matës dhe familjarëve të tij. Fill pas përplasjes në ish-Bllok, apo të shtënave para 3 vitesh në Hotelin e babait të Matës, Viktoria, më përpara se në vendngjarje të shkonte Policia, atje ishte Erzen Breçani.

KARRIERA

Erzen Breçani ka lindur më 04.06.1970 në Tropojë. Gradën e kryekomisiarit e ka marrë që në vitin 1997. Fillimisht, u angazhua si komandant i repartit RENEA, ndërsa më pas, edhe me mbështetje politike, për të cilën do të sqarojmë më gjerësisht u vendos shef Komisariati në Kamëz, e më pas zv.drejtor i Policisë së Tiranës. Fundi i karrierës së tij erdhi pasi më tetor 2013, nga Tirana shkoi nëndrejtor në Dibër, për t'u larguar më pas nga Policia e për t'ju dedikuar biznesit privat. Edhe pse i larguar nga radhët e Policisë, për shkak të postit që ka mbajtur është ftuar shpesh herë në studio televizive si ish-zyrtar i lartë, por edhe si përfaqësues i shoqërisë private të sigurimit 'Brecani Security'. Megjithatë, është ndër më të njohurit edhe për lidhjet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike, duke shkuar deri aty saqë kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës. 

Por cila ka qenë karriera e tij dhe si u ndërlidh me politikën?

PRILL 2014- Breçani në Facebook

Deri në vitin 2013, Breçani ishte një person i njohur vetëm për kriminelët dhe Policinë e Shtetit. Por u bë i njohur për përplasjen virtuale që kishte me maxhorancën socialiste. Pas publikimit të një mesazhi në Facebook, ku e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Hitlerin dhe Enver Hoxhën, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani akuzonte asokohe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe vetë Ramën për largimin e tij nga detyra. Madje pretendonte se ishte mënjanuar nga Policia pasi ishte me prejardhje nga Veriu i vendit. Për mesazhin e shpërndarë në Facebook, në Komisionin hetimor të Kuvendit, i ngritur për lëvizjet në Policinë e Shtetit, fajin ia hodhi të birit, Jehonit (edhe emri i tij bëhet i njohur). 

“Nuk besoj se ishte këtu motivacioni i shkarkimit, por në karrierën time profesionale 20-vjeçare, Drejtori i Përgjithshëm që është sot dhe të tjerë, i dinë kontributet e mia për Policinë e Shtetit. Për arsye etike nuk mund t’i them, por ke këtu një njeri që i janë grisur rrobat nga plumbat e kriminelëve, duke luftuar me bandat…Nuk mund të më përmendësh mua Facebook, kur i ke të tëra mjetet që ta verifikosh atë Facebook. Ai mesazh është bërë nga fëmija im 10 vjeç Jehon Breçani, në një kohë kur unë isha në detyrë. Konfliktet i kam pasur për shkak të origjinës sime dhe punës, dhe këta i kthyen në konflikte personale dhe hakmarrje. Debatet nuk kanë qenë mirë të përgjithësoheshin nga ana politike. Dhe për mendimin tim në Policinë e Shtetit duhet të ketë dhe nga Veriu dhe nga Jugu, edhe të majtë edhe të djathtë. Largimi im ka ardhur për hakmarrje,”-deklaronte Breçani.

Megjithatë nuk ia doli që të rikthehet në detyrë, e shpejt u orientua nga "privati". 

Kandidat për DEPUTET- 2017

Erzen Breçani ishte kandidat për deputet në njësinë Nr.4 në Tiranë. Por nuk kaloi përtej fazës së dytë. Asokohe PD vendosi të zgjidhte kandidatët fillimisht nga anëtarësia. E më pas kandidatët e kualifikuar në gjithë Shqipërinë u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes. Me kapërcimin e fazave, fundi i historisë ishte i thjeshtë; Breçani nuk u bë kurrë deputet i PD-së.

"Per mua ishte hera pare qe ne keto vite te demokracise te pranoj te perfaqesohem nga propozimet e strukturave te PD edhe pse nuk kan munguar per vite me rradhe me pare por per shkak te profesionit dhe detyrave shtetrore ishte e pamundur te perfaqesohesha ne struktura partiake, propozimit te atyre njerezve qe jetoj me ta banoj me ta dhe kalova ma shum se gjysmen e jetes me ta ketu ne Njesin Nr4 ne vendin ku linden e u rriten femijet e mi niper e mbesa te mit vullnetin te tyre dhe demokrateve te zones nuk do e refuzoja kurr aty ne kete zone me njofin i njof prej 25 vitesh dhe pranova te jem perfaqesuesi i tyre per cdo hall problem shqetesim e cdo gje tjeter. Une e prisja nje rezultat konfirmues dhe pozitiv por ishte akoma me teper nje rezultat befasues qe me emocionoj shum me mbushi me shprese dhe me pergjegjesi nga 839 votues vetem 10 kunder i falenderoj te gjithe votuesit per mbeshtetjen e votbesimin falenderoj gjith popullin e njesise 4,"-shkruante ai në rrjetet e tij sociale.

BABALE-Korrik 2018

Për disa vite, emri i tij nuk u dëgjua deri në shfaqjen e dosjes "Babale". Mes emrave të njohur, spikaste edhe i Erzen Breçanit. Në përgjimet e policisë dhe Prokurorisë për dosjen, u përdorën telefonatat e Fredi Alizotit me Breçanin. Ndërsa në gjyq, Breçani ka dëshmuar se i ka takuar tek oborri i PD-së, edhe Albert Veliun (Babalja), edhe Alfred Alizotin. Sipas Breçanit, Alizoti i kishte rrëfyer se gjithçka ishte trilluar për të përfitura azil. 

“Fredi Alizotin e Albert Veliun i takova rastësisht në oborrin e PD. Alizoti u prezantua si kunati i Alber Veliut. Më tha se kishte besim tek unë dhe do më tregonte diçka. I dhashë 40 mijë lekë të vjetra Alizotit se ishtë pa ngrënë. Edhe Albert Veliut i kam dhënë 10 mijë lekë të vjetra. Gjatë bisedës me Alizotin ai më tregoi se e gjitha bëhej për azil,"-tha Breçani.

Për inskenimin e skandalit “Babale”, Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Kallëzimit të rremë”. Gjithashtu gjykata vendosi të dënojë me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliun, personin kryesor në audio-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, por momentalisht Veliu ka marrë azil politik në Belgjikë.

Me 2 vite burg u dënua Fredi Alizoti person i cili sipas Prokurorisë së Tiranës ka bërë zërin e Agron Xhafajt, në audio-përgjimin e PD. Më 6 muaj burg u dënua gazetari Jetmir Olldashi, dënim të cilin gjyqtari Artan Gjermeni vendosi t’ia konvertojë në 100 orë punë në shërbim të publikut.  Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën "Babalja" pretendonte se kishte regjistruar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt. Kunati i tij Fredi Alizoti tha se kishte pranuar të imitonte zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Kjo dosje nuk e ka ende një vendim të formës së prerë.

PËRPLASJA ME ETILDA GJONAJN- Shkurt 2020

Erzen Breçani ka pasur në shënjestrën e tij edhe ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Për të, në një intervistë televizive pretendonte se kishte nënshkruar një raport kundër tij për torturë tek ambasada amerikane.

“Ministrja e Drejtësisë që është sot, kur kam qenë në detyrën e shefit të komisariatit, ka qenë një grevë urie, unë isha aktiv sepse aty prodhohej një produkt kriminal. Kishte njerëz që digjnin veten. Ministrja e Drejtësisë sot ishte një drejtoreshë e një shoqate kundër dhunës dhe torturës. Unë e hapa ligjin dhe nuk kishte e nuk ka ligj që parashikon kur fillon dhe mbaron një grevë urie. Unë ndërhyra dhe i hoqa shishet e benzinës, këta personat e grevës së urisë, e hoqën ujin me dëshirë dhe kjo zonjushë ka bërë një raport kundër meje për torturë tek ambasada amerikane dhe jam njoftuar se kam një raport, pavarësisht se jam pajisur me viza,”- ka thënë Breçani.

JEHONI-Qershor 2021

Ishte 19-vjeç! Jehon Breçani përplasi një kalimtare 30-vjeçare në Tiranë, e cila humbi këmbët. I riu përplasi vajzën e cila po ecte në trotuar, duke i prerë njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë, por përveçse disa ditë në burg, aktualisht ndodhet i lirë. Që prej ngjarjes, Breçani ndaloi për disa muaj daljet e tij publike, për t'u rikthyer sërish në emisionet e darkës, ku fliste për krimin. Me kalimin e muajve dhe viteve, edhe 'fytyra' e tij u rehabilitua. 

Kundër "Open Ballkan"-Dhjetor 2021

Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës iu bashkua protestës së thirrur nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundër nismës “Open Ballkan”. Teksa Berisha ecte, Breçani ndodhej vetëm pak centimetra pas, për t’i “ruajtur” shpatullat.

PD kundër PD- Janar 2022

Teksa Berisha ishte shpallur 'non grata' nga Partia Demokratike, kishte nisur betejë për të "pushtuar" selinë e PD-së. Lulzim Basha ishte kujdesur që të blindonte çdo hyrje për në seli, por "çelësin" Berisha e kishte tek i besuari i tij. Vetëm pak ditë para 8 janarit, Breçani doli në emisionin ‘Opinion’ dhe zbuloi zgjidhjen.

“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh…. Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot,”- tha Breçani

Grushti i Berishës- 6 dhjetor 2022

Për herë të parë në jetën e tij, kryedemokrati Sali Berisha u qëllua me një grusht nga Gert Shehu. Edhe pse i lënduar, të riun ia besoi Erzen Breçanit. Ishte ai personi që e dorëzoi dhunuesin tek kolegët e tij. Por sëmundja e profesionit del me 'shpirtin', e rrugës, e mori edhe vetë në pyetje. Përfundimi; ishte një person i trazuar, me shumë gjasa me probleme të shëndetit mendor.

Lidhjet familjare

Prej kohësh në Tiranë qarkullonte lajmi se Erzen Breçani ishte kthyer në një prej mbrojtësve kryesorë të Ervin Matës. E shoqëronte kudo, në udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Por arsyeja, përveç përfitimeve monetare, ishte më e thellë se aq! Djali i tij, Eralbi, kishte lidhur kurorë me të motrën e të ashtuquajturit "bosi i kokainës" në vendin tonë, kështu që më shumë sesa punë...ishte çështje familjare! E pikërisht lidhje e reja të krijuara, kthyen atë që dikur i ndiqte për t'i kapur njerëzit si Ervin Mata, në një subjekt drejtësie!/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

PROFIL/ Ervin Mata, 'boli i kokainës' që sot kërkohet nga SPAK, përplasja me Martinajn dhe historia me Elvana Gjatën

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Ervis Martinaj, Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË- Katër vite pasi dëshmoi para policisë për ngjarjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe më shumë se 10 muaj pas lajmeve se është zhdukur në Bolivi, Ervin Mata është rikthyer në kryefjalën e mediave këtë mbrëmje. ZËRI, nga burime të afërta pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mësuar se prokurorët e posaçëm kanë firmosur një urdhër arresti për Matën, që ende nuk është ekzekutuar dot.

Gjithçka vjen në vijim të operacionit “Metamorfoza”. Bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKYEç, pasi çuan pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe shefin e operacionales Oltion Bistri, këtë mbrëmje kanë fundosur dhe Matën, djalin e biznesmenit Luan Mata dhe të njohurin ndryshe si i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.

Urdhër arrest është lëshuar dhe për ish/zëvendësdrejtorin e Policisë Erzen Breçani, djalin e tij, Eralb Breçani, shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Detan Gjoni dhe 10 zyrtarë të tjerë policie, mbi të cilët rëndojnë akuzat për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Por kush është Ervin Mata?

Ervin Mata, 35 vjeç njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, “VICTORIA”, i cili në fakt sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Buiznesit, rezulton i regjistruar në emër të babait të tij, Luan Mata. Ky i fundit ka në pronësi, sipas informacioneve zyrtare edhe një kompani që merret me konstruksione metalike, “VICTORIA CONSTRUCTION”. Kurse në emrin e Matës sipas QKB-së rezulton vetëm një biznes që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike që aktualisht është çregjistruar.

I riu nga Tirana doli për herë të parë në skenë pas masakrës së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur dhe rivali i tij, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Arratinë për gati 6 muaj nga 4 tetori i vitit 2018 deri më 2 mars të vitit 2019 që u vetëdorëzua para bluve, Mata e argumentonte me faktin se ishte larguar pasi ishte frikësuar.

Deri në atë moment, për publikun e gjerë, Ervin Mata nuk tingëllonte emër i njohur, pavarësisht se këngëtarja Elvana Gjata, kishte nisur të jepte deklaratat e para. Në një intervistë për Ermal Mamaqin, njëkohësisht dhe një prej miqve të saj më të ngushtë, Elvana rrëfeu nga këndi i bardhë i shtëpisë së re se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017.

Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2-vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.

“E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,”- deklaronte këngëtarja.

Por, identiteti i të fejuarit që këngëtarja e ruante me aq fanatizëm, u bë publik në mënyrën më të keqe të mundshme, në masakrën e ish-Bllokut, pas përplasjes me Martinajn, emër që në atë kohë ngjallte frikë kudo.

Shkaku si fillim u tha se ishte një ngacmim që i ishte bërë këngëtares, por shumë shpejt u raportua se Ervin Mata, i njohur dhe me nofkën ‘Boli’, kishte të tjera ‘halle’ me Martinajn. Bëhej fjalë për një ngarkesë me kokainë, për të cilën Mata nuk i ishte përgjigjur Eldi Dizdarit, një prej kokave të 'Kartelit Bello' që sot strehohet në Dubai. 

Garant për këtë sasi të madhe droge, është futur Martinaj, me të cilin edhe vetë Dizdari i kishte Matës se duhet të 'sqarohej'. 

Prokuroria, e cila ngriti dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, sqaronte se Mata ka dalë nga ‘Monopoli’ pasditen e 4 tetorit, për t’u takuar me të fejuarën e tij, Elvana Gjata si dhe për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Në atë çast, ka kaluar dhe Dizdari, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë që teksa ecte përballë dyqaneve luksoze, ka komunikuar në distancë me Matën, dhe më pas ka vijuar rrugën drejt.

Në këtë moment është futur në lojë pronari i lokalit “Monopoli”, Redi Popesku. Ky i fundit, në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se në atë çast, Mata i ka kërkuar që ta lejonte Martinajn t’i bënte një vizitë në biznesin e tij.

Pas aprovimit, në lokal është futur Ervis Martinaj, Santiago Malko (tashmë i ndjerë), Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha. Grupi i Martinajt është akomoduar në banak, por ujdia për të cilën Dizdari priste të reja nuk u mbyll siç duhej, pasi konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve dhe Gaxha mbeti i vrarë.

Autor i vrasjes së Gaxhës ishte ish-komandoja Merviol Bilo, truprojë e Elvana Gjatës dhe biznesmenit Ervin Mata, i cili edhe sot e kësaj dite, është ende në kërkim për të njëjtën ngjarje. Në kërkim u shpallën dhe Fabiol Alushi e Eldi Dizdari.

Më 30 maj të vitit 2022, një sasi tritoli shpërtheu te hotel Victoria, vetëm 30 minuta pasi në Laç ishte ekzekutuar krahu i djathtë i Ervis Martinajt, Bujar Lika (Hasani) dhe shoku i tij, Paulin Gjergji. Në media qarkulloi shpejt lajmi se bëhej fjalë për një ‘mesazh’ të dërguar nga Martinaj, por asgjë s’është vërtetuar deri më sot.

Përtej çdo raportimi, Ervin Mata nuk ka qenë kurrë objekt i veprimit të ligjit, deri më sot, kur u lëshua urdhër arresti dhe nuk dihet saktësisht se për çfarë akuzohet apo se në cilin krim është përfshirë.

Ai është aluduar dhe për lidhje me killerin-hije, Talo Çela. Ky i fundit, është parë në hotelin e Matës më 5 gusht të vitit 2021, e dhënë që përmes një dokumenti kishte mbërritur dhe në duart e Ardi Veliut, që në atë kohë drejtonte Policinë e Shtetit.

Gazetari Artan Hoxha tha në atë kohë se këto informacione kanë dalë nga komunikimet e brendshme të strukturave të policisë.

“Policia e Shtetit ka disa sisteme që i përdor për komunikimin e vet, për marrjen e të dhënave dhe për kalimin e të dhënave nga një nivel i policisë tek tjetri. Ata kanë thyer sistemin e komunikimit të brendshëm, nga ato të dhëna që unë kam parë deri tani. Po marr rastin e parë. Bëhet fjalë për Talo Çelën. Në e-mailin që është publikuar bëhet fjalë për gushtin e vitit të kaluar. Ai është informacion që i shkon një drejtuesi të lartë të policisë por nuk është 100% i vërtetë. Mbi atë informacion policia bën verifikim. Ai thuhet se ka shkuar në një hotel që ka takuar Ervin Matën, kjo na çon në ngjarje të tjera, tek ngjarja e bllokut. Policia pasi ka marr informacioni duhet ta çojë në instancat e duhura për të bërë verifikimin. Ai thuhet që ka shkuar në hotel Viktoria. Në hotel Viktoria ka kamera sigurie, është një ambjent i kontrolluar mirë dhe futet në ambjentet e sigurta. Këto janë informacione që duhen verifikuar,"- tha Hoxha.

Në muajt në vijim, Ervin Mata u lakua në media, vetëm për hipotezat nëse ishte ndarë apo jo nga këngëtarja me të cilën kishte ndërruar dhe ‘nishanet’, por në fillimin e këtij viti, u aludua për një zhdukje/vetëzhdukje të tij në Bolivi, vend të cilin e vizitonte shpesh, pasi kishte siguruar një linjë kokaine mes tij dhe Evropës.

Një vetëdorëzim i dytë, do të sqaronte gjithçka…

1 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK, 7 policë me urdhër-arresti

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
foto ilustruese

TIRANË- Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Paraprakisht raportohet se në pranga kanë rënë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me djalin e tij, Eralbi Breçani. 

Burime të ZËRI ka zbuluar se është vënë në pranga edhe shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. 11 të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që "Metamorfoza" godet zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat”, janë arrestuar ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj. Bistri akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje e provave që të çonin tek vrasjet. Ndërsa ish-efektivi akuzohet për shpërdorim detyre dhe krijim i kushteve për të kryer vrasje.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste, zbardhen AKUZAT

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Erzen Breçani

TIRANË- Janë zbardhur akuzat që rëndojnë për të arrestuarit e operacionit të SPAK. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë: pastrim parash, grup i strukturat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me djalin e tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe 10 persona te tjerë, mes tyre shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Një prej akuzave që rëndon ndaj tij është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

E BUJSHME/ SPAK lëshon urdhër arresti për Ervin Matën, rivalin e Ervis Martinajt

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Ervin Mata dhe Ervis Martinaj

TIRANË- SPAK ka lëshuar dhe një urdhër-arresti për Ervin Matën. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Mata është shpallur në kërkim pasi nuk është gjendur në Tiranë. Por kjo nuk është hera e parë që Mata shpallet në kërkim nga drejtësia shqiptare, por është hera e parë që ka rënë në 'grepin' e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ervin Mata është një emër i njohur për drejtësinë pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2018 në ish-Bllok, ku u përplas me Ervis Martinajn, i cilësuar nga mediat si "bosi i lojrave të fatit", edhe i ky i përmendur në dosjen "Metamorfoza" për të cilën është prerë edhe fleta e arrestit për Matën. Por asnjë prej të dyve nuk është vendosur dot në pranga. Për Martinajn, i cili ka më shumë se 1 vit i zhdukur, ka dyshime se është eliminuar nga kundërshtarët e tij, por deri më sot Policia e Shtetit nuk ka provuar dot asgjë. Ndërsa Mata, nuk është gjetur në kryeqytet.

RIVALITETI MATA- MARTINAJ

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga Policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga Policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Edhe pse kanë kaluar 5 vite, në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën. 

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt. Edhe ky i fundit, bashkë me të atin, Selimin janë në burg, pasi akuzohen për trafik kokaine me kompaninë e tyre të eksportit të bananeve. Që nga ajo kohë, emri i Ervin Matës është përmendur edhe ku i vendosën tritol në hotelin e tij "Victoria" dhe nga informacionet e 'rrjedhura' nga databaza sekrete e Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat rusë. Sipas informacioneve të shkëmbyera zbulohej se më datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00, Mata kishte zhvilluar një takim me të shumëkërkuarin e Policisë së Shtetit, Talo Çelën, sërish tek "Victoria".

Kjo ishte hera e fundit që në kronikën e zezë, ku shkruajt për Matën. Deri në aksionin e sotëm...

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK, në pranga dhe djali i Breçanit, dyshohet për përfshirje në ngjarje kriminale

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Erzen Breçani

TIRANË- Në prangat e policisë ka përfunduar dhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani. Dyshohet se ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale. Burime nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë bërë me dije për ZËRI se prangosja e djalit të Breçanit është bërë në kuadër të operacionit që po zhvillohet në Tiranë këtë mbrëmje. Gjithashtu, siç u raportua nga ZËRI, është lëshuar dhe urdhër arresti për Ervin Matën, i njohur dhe si rivali i Ervis Martinajt, që rezulton i zhdukur prej datës 9 gusht të vitit të kaluar. 

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

ZËRI zbardh DETAJET/ Si i 'fundosi' "Metamorfoza" shefat e Policisë

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeqyteti është në festë sot, por Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve kanë 'tundur' prangat. Burime nga SPAK të ZËRI kanë bërë me dije se "Metamorfoza" ka goditur sërish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Në pranga ka përfunduar ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.

Të dy, kanë përdorur dhe biseduar në rrjetin "SkyECC dhe Enchrochat", por se me kë kanë komunikuar kjo ende nuk dihet. 11 të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Por ende nuk dihet se cilën nga veprat penale kanë kryer ish-zv.drejtori i Policisë por edhe shefi i Krimeve. 

Breçani po shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me djalin e tij të madh, pasi të dy akuzohen për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale. Ndërsa Gjoni është vendosur në pranga teksa po hynte në stadiumin "Air Albania" për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faraoe. Të dy, bashkë me disa persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, por ZËRI ka mundur të mësoje se prangosjet i ka bërë vetë SPAK dhe BKH, pa përfshirë në aksion edhe Policinë e Shtetit. Ashtu siç ndodh zakonisht.

Kujtojmë se figurat e para të Policisë të vënë në pranga nga hetimet e SPAK në dosjen “Metamorfoza” pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat”, janë ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj. Bistri akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje e provave që të çonin tek vrasjet. Ndërsa ish-efektivi akuzohet për shpërdorim detyre dhe krijim i kushteve për të kryer vrasje. Hasanbegaj rezulton se i ka krijuar kushtet Behar Bajrit për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit. Ndërsa Oltion Bistri ka ndihmuar të fshehë provat dhe gjurmët që të çonin tek vrasjet.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SPAK aksion në Tiranë, arrestohet shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6

Përgjimet e SKY/ SPAK godet Ervin Matën dhe Erzen Breçanin,
Detan Gjoni

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve kanë vënë në pranga edhe shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Burime të ZËRI nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar se Gjoni është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Ndaj Gjonit janë ngritur disa akuza të rënda. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me një nga djemtë e tij. Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe 10 persona te tjerë. 

Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB