Aktualitet

Akuzat për plagjiaturë, rektori Artan Hoxha: Mund të ketë probleme me referimet mbi legjislacionin e huaj

 Hoxha këmbënguli se nuk kishte bërë plagjiaturë edhe pse pranoi se pjesa për legjislacionin e huaj nuk ishte një studim i tij.

f.t
Akuzat për plagjiaturë, rektori Artan Hoxha: Mund të ketë
Artan Hoxha

TIRANË-Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha janë paditur për plagjiaturë me temat e tyre të doktoraturës nga studiuesi Taulant Muka. Pas padisë së ngritur, vetë rektori ka regauar për BIRN në lidhje me punimin e tij shkencore. Hoxha këmbënguli se nuk kishte bërë plagjiaturë edhe pse pranoi se pjesa për legjislacionin e huaj nuk ishte një studim i tij. Rektori theksoi megjithatë se studimi i tij mbi 200 faqe ishte origjinal sa i përket legjislacionit shqiptar.

"Unë nuk hyj në debat për gjëra që janë aty… Gabimet dhe plagjiatura janë dy gjëra. Mund të ketë probleme me referimet mbi legjislacionin e huaj, por nuk janë kërkimi im shkencor” tha Hoxha për BIRN. 

Sipas kallëzimeve të Mukës, të cilat u janë dërguar një sërë institucionesh përfshi edhe Presidentin e Republikës, rektori dhe dekania i kanë kopjuar tezat e tyre të doktoraturës, i pari nga një studiuese rumune dhe e dyta nga studiues italianë.

Në kallëzimin e tij, Muka shprehet se Rektori, Artan Hoxha në vitin 2009 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi. Sipas Mukës, sipas gjetjeve të Aneksit nr.1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar. Muka shprehet se në këtë mënyrë, Hoxha ka konsumuar kështu një mori shkeljesh të kuadrit rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB