Aktualitet

Akuzohet për mashtrim prej 1.3 mln euro me kriptovaluta, pranga shqiptarit në Itali

Pas arrestimit ai u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg.

E.K
Akuzohet për mashtrim prej 1.3 mln euro me kriptovaluta, pranga shqiptarit
Foto ilustruese

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë me dije ka rënë këtë të enjte në prangat e Policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro. Raportohet se i riu, jetonte në Tiranë, ndërsa për ti shpëtuar drejtësisë kishte udhëtuar drejt italisë për tu fshehur. Konkretisht në Crocetta del Montello.

26-vjeçari punonte në një kompani në Shqipëri, e cila mashtronte qytetarët gjermanë. Pas udhëtimit në Itali, shqiptari kishte krijuar një lidhje me një vajzë, ndërsa kishte gjetur dhe punë, por nuk i shpëtoi dot drejtësisë.

Sipas autoriteteve gjermane, ai akuzohet për mashtrim gjatë periudhës Maj 2019 – Mars 2021. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB